Në bjeshkët e Uçës së Burimit u zbulua pllaka e dëshmorëve të Luftës së Dytë Botërore

Në bjeshkët e Uçës së Burimit u zbulua pllaka e dëshmorëve të Luftës së Dytë Botërore

Më 9 maj 2018, në bjeshkët e Uçës u bë zbulimi i pllakës së dëshmorëve të Luftës së Dytë Botërore. Në këtë manifestim përkujtimor i pranishëm ishte kryetari i Komunës së Istogut z. Haki Rugova, nënkryetari Lulzim Blakaj, Hazbi Bajraj, Nuredin Imeraj, Qefsere Brahimaj, etj. Nga shoqata e historianëve “Ali Hadri” në Istog ishte i pranishëm z. Beke Berisha, i cili, përmes një kumtese paraqiti heroizmin e të rënëve për liri e prosperitet nga Uça me rrethinë.

Për t’i nderuar të rënët, nga Ferizaj kishte ardhur shoqata Çamëria, z. Muharrem Blakaj autore i 6 librave, ish i burgosur politik i grupit te Jusuf Gërvallës, z. Rrustem Berisha nga komuna e Klinës z. Dush Gashi gazetare i merituar i ardhur nga Prishtina me qëllimin e vetëm te jete pjesëmarrës z. Rrustem Rugova autore i librit për Istogun “Varret e përbashkëta”, z. Faruk Daci aktiviste për të drejtat e shqiptareve në rajonin e Rozhajës i ardhur enkas nga Rozhaja i shoqëruar nga veprimtari z. Mete Mavraj i ardhur enkas nga Zvicra, z. Brahim Beqiraj, Z. Milazim Maraj ish zyrtare i lartë i arsimit në komunën e Istogut veteranë të luftës, z.Vesel Boletini familjare i Afert i Heroit Kombëtar Isa Boletini, z.Nexhdet Ramaj e shumë qytetarë të tjerë nga Uça me rrethinë. Është rast i parë që në këto bjeshkë, heronjve të rënë në altarin e lirisë ju ngitet një lapidarë pikërisht në vendin e rënies, pas një beteje të ashpër në mes atdhetarëve dhe forcave komuniste pushtuese serbe partizane.

Pas shuarjes se rezistencës se Shaban Polluzhes për çlirimin e trojeve shqiptare te pushtuara nga Jugosllavia komuniste, radha ju kishte ardhur të përndiqeshin dhe të asgjësoheshin të gjitha grupet shqiptare të rezistencës të cilët akuzoheshin si tradhtar sepse gjatë gjithë luftës ishin mobilizuar ta mbronin atdheun nga sulmet çetnike të Drazha Mihajloviçit dhe pas luftës nga sulmet partizane të udhëhequra nga Tito e Rankoviçi. Pasi i kishin përndjekur këmba këmbës, grupin e vogël të luftëtarëve të lirisë e kishin rrethuar forca të shumta partizane në vendin e quajtur “Dobrovodë” afër bjeshkës së Vojdullit, dhe më 9 maj 1945 i sulmojnë, duke ua kërkuar dorëzimin. Trimat nuk pranojnë të dorëzohen, nga ku fillon një përleshje e ashpër, ku të gjithë bien dëshmorë duke lënë të vrarë dhjetëra partizanë.

Në altarin e lirisë ranë:

  1. Bajram Sokol Ademaj nga fshati Uçë

2 .Selmon Nebih Imeraj nga fshati Uçë

  1. Rexh Asllan Selmonaj nga fshati Uçë
  2. Fazli Sylë Aliaj nga fshati Uçë
  3. Zeqir Bardhec Kamberaj nga Fshati Syriganë
  4. Ramiz Alush Ramaj nga fshati Uçë.

 Këtyre patrioteve u kishin caktuar detyra të renda qe të siguronin lidhjet ndërmjet grupeve te ballisteve me qëllime të vazhdimit të aksioneve luftarake dhe për të përgatitur një luftë të armatosur kundër regjimit komunist. Zëri i Atdheut në atë kohe ishte i qartë nga këta idealist: çdo shqiptarë prej moshës 16 deri në 50 vjeç, duhej ti rrëmbenin armët për ta mbrojtur truallin e te pareve. Kësaj thirrje ju përgjigjën qindra Istogas dhe jo vetëm, pati luftëtarë nga Shkupi e Fieri e nga te gjitha trojet shqiptare. Këta idealistë kohë më parë kishin dhanë betimin pra flamurit kombëtarë, para pushkës, ara thikës dhe para kuranit, duke qëndruar ne këmbë se do te luftojnë për çlirimin e tokave te pushtuara dhe bashkimin e Shqipërisë etnike. Këto betime i vazhduan edhe pasardhësit e këtyre dëshmorëve gjatë luftës së fundit të rreshtuar në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës që i zgjeroj përpjekjet për liri në Kosovën Lindore dhe në trevat shqiptare të Maqedonisë. Lëvizja Nacional Demokratike Shqiptare arriti të organizonte rreth vetës me mijëra simpatizantë dhe luftëtarë për ti dalë në mbrojte atdheut të copëtuar. Qëllimi i vetëm i tyre ishte “Bashkimi Kombëtarë” që do të arrihej me luftë e diplomaci. Lavdi dëshmorëve të kombit! (Isa Maloku)

Isa Maloku

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …