Gafurr Dugolli

Në Bllacë të Maqedonisë u rrestua Gafurr Dugolli, drejtor i Zyrës së Protokollit të MFSK-së

Në pikën kufitare Bllacë, policia e Maqedonisë e ka  arrestuar, Gafurr Dugollin, drejtor i Zyrës së Protokollit të MFSK-së, i cili po shkonte me detyrë zyrtare për rregullim të vizave  në ambasadën e Amerikës në Shkup. Arrestimi është bërë me urdhër të INTERPOL-it sipas kërkesës së Policisë së Serbisë, me akuzë se është i kërkuar për krime lufte, gjatë kohës kur zoti Dugolli ka qenë pjesëtar i UÇK-së. Ky nuk është rasti i parë kur ish ushtarët e UÇK-së, me akuza  të fabrikuara dhe  me kërkesë të policisë së Serbisë,  ndalohen qytetarët e Kosovës, ishluftëtatrë të UÇK-së, nëpër kufijtë dhe aeroportet e shtetve të ndryshme, (madje edhe në pikëkalimet kufitare me Shqipërinë). Tashmë pastërtia e luftës së UÇK-së është vërtetuar edhe nga gjykimet e stërzgjatura të Hagës. Me rastin e arrestimit të zotit Gafurr Dugolli organet shtetrore të Kosovës janë duke u marrë intensivisht, po ashtu kemi besim se edhe organet  shtetërore të Maqedonisë do të kenë mirëkuptim dhe do ta lirojnë, Gafurr  Dugollin.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …