Në Bosnje e Hercegovinë jetojnë 3.531.159 banorë të përhershëm

Në Bosnje e Hercegovinë jetojnë 3.531.159 banorë të përhershëm

Agjencia e Statistikave të Bosnjës e Hercegovinës ka shpallur rezultatet e regjistrimit të popullsisë së këtij shteti, që përbëhet nga tri entitete. Sipas rezultateve të shpallura në këtë shtet jetojnë, 3.531.159 banorë të përhershëm.  Prej tyre, 50.11 për qind janë boshnjakë, 30, 78 për qind serbë, 15. 43 për qind kroatë.  Tre  për qind të popullatës së Bosnjës e Hercegovinës  e përbëjnë pjesëtarët e 17 pakicave kombëtare, në mesin e tyre disa mijëra shqiptarë.

Në entitetin e Bosnjës e Hercegovinës jetojnë 2.219.220 banorë, ose 62 për qind e popullatës së përgjithshme, në Republikën serbe jetojnë 1.228.423, ose 34 për qind e popullatës dhe në kantonin e Brçkos jetojnë 83.516 banorë. Në entitetin boshnjak e kroat jetojnë vetëm 3 për qind serbë, ndërsa në Republikën serbe jetojnë 81 për qind serbë.  Pas luftës së përgjakshme në Bosnje ku u vranë rreth  200. 000 boshnjakë myslimanë, me arritjen e Marrëveshjes së Dejtonit të vitit 1996, Bosnja u nda në dy entitete, në atë boshnjak e kroat dhe në entitetin serb. Pas luftës popullata kishte migruar dhe ishte vendosur nëpër entitete sipas përkatësisë kombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …