leoni

Në Bresje të Fushë Kosovës, u hap pika e re e Plus Market, rrjeti i marketeve pa produkte serbe

PLUS MARKET po zgjerohet. Në Bresje të Fushë Kosovës, sot është hapur marketi më i ri në vend.

“Plus Market” me pronar Sylejman Neziri të martën (4 korrik 2023) hapi pikën më të re të shitjes dhe do të jetë marketi në të cilën konsumatorët mund të kenë shumë zgjidhje në produkte, sidomos të vendit.

E veçantë e këtij marketi është që i njëjti nuk posedon në shitje asnjë produkt me prejardhje nga Serbia.

Në hapjen solemne të marketit mori pjesë edhe ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, e cila tha se tashmë është e njohur me punën që bën ky rrjet marketesh dhe sipas saj, suksesi është i padiskutueshëm.

“Plus Market” tashmë nuk ka nevojë për shumë fjalë. Ka kohë që nëpërmes veprimtarisë së tij, flet më së miri.

Megjithatë, dua të them se ai është shndërruar në një brend për t’u ndjekur edhe nga të tjerët, me punën, përkushtimin dhe modelin që aplikon. Ky market na jep një shembull të fortë se ne mund të jemi konkurrues në treg duke ruajtur identitetin dhe vlerat tona kombëtare” ka dekraruar ministrja Hajdari.

Data 4 korrik është zgjedhur për hapjet në Fushë Kosovë dhe konsiston me datën e festës së pavarësisë së SHBA-ve. Në hapje përveq zyrtarëve të Qeverisë morën pjesë edhe shumë figura të njohura nga bota e biznesit.

Në PLUS MARKET mund të gjeni si askund tjetër Coca Colën me shqiponjë duke qenë importuesi i parë nga Shqipëria dhe shtetet e tjera, por jo nga Serbia.

Çmime të lira e produkta të mira ju presin nga data 4 korrik 2023 tek PLUS MARKET.

Kontrolloni gjithashtu

Tetë vjet më parë, Televizioni Dielli ka filluar transmetimin e programit kulturor, informativ, edukativ e arsimor

Sot TV Dielli shënon tetë-vjetorin e fillimit të transmetimit. Tetë vjet më parë,  më 11 …