Sot në Brestoc, në përvjetorin e 24-të të rënies, Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi nderoi kujtimin për dëshmorët Alajdin Elshani dhe Xhevat Elshani që përjetësuan në luftimet me forcat serbe, më 28 maj 1999 si dhe kujtimin për Selim Berishën, i rënë më 27 maj 1999, pasi u fut në bunkerin e forcave armike. “Me veprën dhe rënien e tyre, dëshmorët nderuan pushkët e lirisë, qëllimet dhe idealet për të cilat luftuan dhe u përjetësuan në faqet e ndritura të historisë, Selimi, Xhevati dhe Alajdini si dhe dëshmorët e kombit, kudo që ranë për lirinë e atdheut.”- u shpreh Kryetari Smajl Latifi.