Në Bruksel do të bisedohet për vijën ajrore Prishtinë-Beograd

Në takimin e radhës në Bruksel, që do të mbahet nesër, në
mesin e temave që do të bisedohen janë Asociacioni i Komunave Serbe si dhe një
varg temash të tjera, të diktuara nga Beogradi. Sipas gazetës serbe ‘Danas’, në
këtë takim zyrtarisht do të bisedohet për Asociacionin, targat e automjeteve si
dhe vendosjen e vijës ajrore Beograd-Prishtinë. Poashtu, sipas kësaj gazete, do
të bisedohet edhe për çështjen e shtresës së poshtme të hapësirës ajrore, meqë
bëhet fjalë për integritetin territorial të zgjidhur përgjithmonë me Rezolutën
1244 nga Kumanova. Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që pala serbe të shtrojë
në tavolinën e bisedimeve edhe dënimin e serbit, Oliver Ivanoviq me 9-vite
heqje lirie për shkak se është shpallur fajtor për akuzat për krime lufte ndaj
shqiptarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …