Në Bruksel është duke vazhduar takimi trepalësh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Në pamjet e publikuara nga BE-ja, shihen momentet e takimeve të ndara që zhvilloi shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq. Gjithashtu BE-ja ka publikuar dhe pamjet para fillimit të takimit trepalësh. Mediat në Serbi duke u thirrur në burimet e tyre jo zyrtare, kanë thënë se nuk ka përafrim për ndonjë marrëveshje për shtyrjen e afatit të targave të automjeteve serbe dhe se kryetari i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka kundërshtuar propozimin e Bashkimit evropian. Brukseli zyrtar ende nuk ka dhënë ndonjë deklaratë lidhur me rezultatin apo ngecjen e bisedimeve.