Të hënën në Bruksel pritet të mbahet konferenca ndërkombëtare “Bashkë për Shqipërinë” që synon mbledhjen e donacioneve për rindërtimin e saj nga dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Konferenca “Bashkë për Shqipërinë” është planifikuar të hapet nga presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, pasuar nga deklaratat e kryeministrit Edi Rama dhe presidentit të Këshillit Europian Charles Mitchel. Vendet pjesëmarrësve në këtë konferencë dhe organizatat ndërkombëtare do të kenë në dispozicion 120 minuta për të paraqitur donacionet e tyre. Dëmet që ka shkaktuar tërmeti në Shqipëri llogariten rreth një miliard euro. Kryeministri, Edi Rama ka deklaruar kohë më parë pas llogaritjes së dëmeve se vlera e dëmeve nga tërmeti është tejet e lartë për buxhetin e Shqipërisë.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …