Në Bruksel po mbahen takimet në nivel të kryenegociatorëve, në kuadër të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian. Delegacioni i Serbisë fillimisht u takua me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ndërsa një takim i ngjashëm do të mbahet gjatë ditës edhe me delegacionin e Kosovës. Nga këto takime të ndara me Lajçakun varet nëse do të ketë takim mes Kosovës dhe Serbisë, në prani të përfaqësuesve të BE-së. Delegacioni i Kosovës udhëhiqet nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ndërsa ai i Serbisë nga drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq. Në radhën e re të takimeve të kryenegociatorëve të Kosovës e Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, do të diskutohet edhe për çështjet e hapura, ndërsa nga zyra e kryeministrit të Kosovës thonë se, temat e diskutimit në takimin bilateral do të jenë çështja e të zhdukurve, e energjisë dhe lëvizja e lirë. E ashtuquajtura zyrë e Qeverisë së Serbisë për Kosovën, thotë se në takimin e sotëm ekipi serb kryesohet nga drejtori i kësaj zyre, Petar Petkoviq, dhe tema kryesore e bisedimeve do të jetë krijimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …