Në Bruksel, po mbahet mbledhja e 16-të e Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës. Komandant i Përgjithshëm i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari, iu ka bashkuar ministrave të mbrojtjes dhe zyrtarëve të lartë ushtarakë nga gati 50 vende. Ata janë mbledhur për të diskutuar krizën e vazhdueshme në Ukrainë dhe koordinimin e vazhdueshëm të ngushtë nga komuniteti ndërkombëtar për t’i siguruar popullit ukrainas mjetet e nevojshme për të mbrojtur territorin e tyre sovran. Misioni amerikan i NATO-s gjatë transmetimit të punimeve të mbledhjes ka fokusuar, komandantin e Përgjithshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari. Në këtë mbledhje po merr pjesë edhe kryetari i Ukrainës, Zelensky dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës po merr pjesë Sekretari i Mbrojtjes Llojd Ostin, i cili e ka mbajtur fjalën e hapjes në mbledhjen e 16-të të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …