Në Bruksel sot do të vazhdojnë negociatat në mes të delegacionit të Prishtinës dhe atij të Beogradit. Delegacioni kosovar do të udhëhiqet nga Avni Arifi ndërsa ai serb do të udhëhiqet nga shefi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq. Tema të diskutimit janë paraparë të jenë: marrëveshja për asociacionin serb, energjetika, ura në Mitrovicë, liria e lëvizjes dhe integrimi i menaxhimit të kalimeve kufitare. Diskutimet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës do të mbahen në ndërtesën e Shërbimeve Evropiane për Punë të Jashtme.
