Në Bruksel u nënshkrua Marrëveshja për Sigurime Sociale mes Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Belgjikës

Në një ceremoni rasti në Bruksel, Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica ka nënshkruar Marrëveshjen për Sigurime Sociale me homologen e tij, Ministren e Çështjeve Sociale dhe Shëndetit Publik, Dr. Maggie De Block. Kjo është marrëveshja e parë ndërkombëtare për Sigurime Sociale, nga e cila përfitojnë direkt qytetarët kosovar, që kanë punuar dhe vepruar në Mbretërinë e Belgjikës. Me këtë rast, Ministri Reçica falënderoi Qeverinë Belge, veçanërisht Ministren De Block për përkushtimin e saj si dhe grupin e ekspertëve për punën e tyre të shkëlqyer. Ministri Reçica theksoi se nënshkrimi i kësaj marrëveshje përkon edhe me 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës dhe kjo ngjarje sikur e përmbush edhe më shumë këtë festë duke shtuar se, kjo është një marrëveshje me një shtet mik, i cili po tregon se Kosova është partner i barabartë. Gjithashtu, Ministrja De Block theksoi rëndësinë e kësaj marrëveshjeje duke cekur se nga kjo do të përfitojnë qytetarët e dyja vendeve, në fushën e sigurimeve dhe mbrojtjes sociale. Me këtë marrëveshje të nënshkruar, Kosovës i është hapur rruga që së shpejti të lidhë të tilla marrëveshje edhe me shtete të tjera, aty ku qytetarët tanë kanë vepruar dhe derdhur djersën e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …