Në Bujanovc do të protestohet kundër shtypjes dhe diskriminimit që po iu bëhet shqiptarëve në Kosovën Lindore nga Serbia

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka bërë thirrje për protestë në Bujanoc kundër shtypjes dhe diskriminimit që i bëhet shqiptarëve në Kosovën Lindore nga Serbia. “Të dashur qytetarë të Komunës së Preshevës, Të nderuar shqiptarë të Luginës, Kanë mbetur edhe pak orë nga PROTESTA. Protestë për drejtësi, barazi. Kundër shtypjes, diskriminimit e shkeljes që na bëhet nga Beogradi. Të dalim bashkë, pa dallim. Të ngrisim zërin tonë. Për IDENTITET e DINJITET. Zërin e shqiptarëve të diskriminuar. Takohemi nesër në ora 11:00 në Sheshin e Bujanocit” ka shkruar kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani.

Kontrolloni gjithashtu

Zyra e Prokurorit të Specializuar shkel urdhrin e trupit gjykues në rastin e krerëve të UÇK-së

Avokati i Popullit në Hagë pranon ankesën për përdorimin e shprehjes “Kosova dhe Metohi” gjatë intervistës në Hagë

Avokati i Popullit në Hagë ka pranuar një ankesë nga një i intervistuar i Gjykatës …