OJQ “For New Life Kosovo” ka bërë sot njoftimin e radhës lidhur me Ekspozitën me fotografi që pasqyrojnë krimet e terrorit serb në luften e fundit në Kosovë. Sot në ditën e tretë të hapjes vazhduan vizitat ku edhe sot ekspozita u vizitua nga një numër i madh i vizitorëve.
Po ashtu edhe sot përfaqësuesit e familjarve nga Kosova të udhëhequr nga veprimtarja Kumrie Karaqica, vazhduan me vizita nëpër institucione të ndryshme të Bursas, ku sot u priten në takim në zyren e tij nga z.Ferhat Özbay, Komandant i Bazës Ushtarake në Bursa.
Gjithashtu ky delegacion u prit në takim nga z.Cüneyt Dizdar, pronar i televizionit dhe gazetës “Bursa Haber”.
Kjo ekspozitë është organizuar nga OJQ “For New Life Kosovo” në bashkpunim me Qendren kulturore të Kosovës në Bursa, mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës dhe mbetet e hapur deri me datë 19.01.2023.