Nga sot, në çdo pjesë të qytetit, Vetëvendosja do ta prezantojë programin qeverisës për mandatin e radhës në Prishtinë, program ky i ndarë në 10 fusha me 100 zotime. Qëllimi është që qytetarët të kenë mundësi t’i takojnë kandidatët tanë për asamble komunale, dhe bashkë me ta t’i diskutojnë detajet e programit. “Asambleistët tanë do të jenë krahu i Prishtinës. Është tepër e rëndësishme që karshi votës për kryetar të jetë edhe vota për asamble, për shkak se Kuvendi Komunal vendosë për gjëra të rëndësishme për jetën e qytetarëve”, tha ndër të tjera Shpend Ahmeti.
