leoni

Ferit Hoxha

Në çdo rrethanë kemi parasysh interesat kombëtare të Shqipërisë dhe të Kosovës, tha ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha

Ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha, në një intervistë për Euronews Albania, komentoi debatin mes Shqipërisë dhe Rusisë në OKB, pak javë më parë. Ai tha se në çdo rrethanë e në çdo pozicion do të kenë parasysh interesat kombëtare, ndërsa shtoi se reagimi që bëri në mbrojtje të Kosovës ishte i drejtë, pasi nuk lanë hapësirë për keqkuptime. Duhet të kemi parasysh që në çdo moment të kemi mundësinë për të reaguar siç duhet  në mbrojtje të pozicioneve ton dhe për të thënë atë që është e duhura. Reagimi ishte i duhur për të mos lënë një hapësirë keqkuptimi.”– u shpreh ai. Çështja e Kosovës më 28 shtator kishte përplasur ambasadorin e Rusisë dhe atë të Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Gjatë fjalës së tij, ambasadori rus Vasily Nebenzja bëri një paralele mes luftës pushtuese të Rusisë në Ukrainë dhe luftës së fundit në Kosovë dhe akuzoi Perëndimin për standarde të dyfishta. Por i menjëhershëm ishte reagimi i ambasadorit të Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha, i cili tha se kjo deklaratë e delegacionit rus për Kosovën është e pasaktë dhe e gabuar, pasi Kosova dhe Serbia takohen, po bisedojnë dhe se nuk luftojnë, ka sqaruar ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha.

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka marrë në pyetje Millan Radoiçiqin, i cili mori përgjegjësinë për organizimin e sulmit në Banjskë

Gjykata lëshon letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 të akuzuarit në rastin ‘Banjska’, përfshirë Millan Radoiçiqin

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 persona të akuzuar në rastin …