Në dalje të Merdares sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar kolonat janë deri në 900 metra

Në dalje të Merdares sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar kolonat janë deri në 900 metra

Mërgimtarë të cilët erdhën për festat e fundvitit në Kosovë, tanimë kanë përfunduar pushimet e tyre. Ata tashmë po kthehen në shtetet ku jetojnë e veprojnë. Edhe gjatë ditës së sotme raportohet për kolona nëpër pika kufitare. Në dalje të pikës kufitare në Merdarë dhe Dheu i Bardhë raportohet për kolona. Në dalje të Merdares sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar kolonat janë deri në 900 metra që i bie 90 deri në 120 minuta pritje për të kaluar këtë pikë kufitare. Ndërsa rreth një po presin bashkatdhetarët që po kalojnë në pikën kufitare Dheu i Bardhë. Kolonat në këtë pikë kufitare raportohet të jenë deri në 700 metra. Ndërsa kolona në pikën kufitare në Muçibabë është 100 metra, ndërsa në Jarinje 50 metra.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …