Edhe java e dytë e mësimit në shkollat e komunës së Dardanës, ka vazhduar me probleme e të cilat sa po vien e rriten pakënaqësit. Kjo po ndodh pasi që kryetari i komunës, ka nisur riorganizimin e shkollave në disa pjesë t1% kësaj komune, por e cila po kundërshtohet nga të gjithë. Jo vetëm mësimdhënësit, por edhe nxënësit dhe familjarët e tyre kundërshtojnë këtë reformë e cila mbyll shkollat në zonat rurale derisa janë zhvilluar dhe do të vazhdojnë protestat e banorëve të Busavatës, Tugjecit, Strezocit e Krilevës para objektit të Komunës, me moton jo mbylljes së shkollave. Pos kësaj komuna ka kërkuar edhe ndryshimin e orarit, ku nxënësit e familjarët e tyre po e kundërshtojnë këtë. Drejtori i shkollës fillore të mesme të ulët “Fan Stilian Noli”, Mustafë Rrudhani dhe mësimdhënësit e kësaj shkolle pas ndërrimit të orarit të mësimit sot janë përballur me protesta para shkollës nga nxënësit e prindërit apo Këshlli i Prindërve, të cilët kanë kundërshtuar oraret e reja, duke kërkuar që mësimi të vazhdoi sipas orareve të vjetra. Pas kësaj nxënësit dhe prindërit kanë protestuar edh epara komunës, duke kërkuar mos ndryshim orari në shkolla.
