Në Davos të Zvicrës kanë marrë pjesë dhe kanë diskutuar liderë të shumtë të shteteve të rajonit

Në Davos të Zvicrës kanë marrë pjesë dhe kanë diskutuar liderë të shumtë të shteteve të rajonit

Kryeministri i Kosovës,  Albin Kurti ishte përballë kryetarit të  Serbisë, Aleksandar Vuçiq në panelin ku u diskutua me temën “Dialogu i Diplomacisë për Ballkanin Perëndimor” në Forumin Ekonomik Botëror që po mbahet në Davos të Zvicrës, Në panel kanë qenë edhe liderë të shteteve tjera të rajonit. Krahas kryeministrit Kurti, në këtë sesion, diskutuan edhe: Andrej Plenkoviq, Kryeministër i Kroacisë, Dritan Abazoviq, Kryeministër i Malit të Zi, Alexander Schallenberg, Ministër Federal për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare të Austrisë, Stevo Pendarovski, President i Maqedonisë së Veriut, Aleksandar Vuçiq, President i Serbisë, Zoran Tegeltija, Kryetar i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Miroslav Lajčák, Përfaqësues Special i Bashkimit Evropian për Dialogun dhe Odile Fransua  Renaud-Basso nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh)”, njoftoi Zyra e Kryeministrit. Diskutimi në panel u kryesua nga Børge Brende, President i Forumit Ekonomik Botëror, thotë Z zyra e kryeministrit, ndërsa u prezantua nga Mirek Dusek, Zëvendës Drejtor i Qendrës për Çështje Gjeopolitike dhe Rajonale, njëherit Anëtar i Forumit Ekonomik Botëror.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …