Në debatin e sotëm në Kuvend kanë folur kryesisht deputetët e opozitës, të cilët kanë akuzuar rëndë, kryeministrin e ri të Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti dhe koalicionin qeveritar. Tri partitë opozitare, PDK-ja, AAK-ja dhe Nisma nuk kanë kursyer asnjë fjalë për ta sulmuar koalicionin dhe fjalën e paraqitjes së kryeministrit Albin Kurti. Ata kanë pasur vërejtje sidomos në premtimet që i paraqiti ai në Kuvend duke konsideruar se ato nuk do të mund të realizohen, madje as në një përqindje të vogël. Shumica e deputetëve të opozitës ka përdorur një gjuhë armiqësore, madje edhe fyese e diskredituese, duke i përkujtuar Kurtit të gjitha veprimet gjatë kohës sa ishte në opozitë. Lidhur me këtë gjuhë tejet të vrazhdë ka reaguar edhe deputeti i LDK-së, i cili u ka përkujtuar deputetëve se në raste të tilla e të ngjashme pozita ka ndërprerë punimet por ai ka propozuar një pushim për të vazhduara seanca me debatin e deputetëve.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …