Në Deçan është bërë promovimi i Librit ,,Ushtria Çlirimtare e Kosovës në Zonën Operative të Dukagjinit’’, të Autores Fetnete Ramosaj

Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, në bashkëpunim me shoqata e dala nga Lufta e UÇK-së, në Sallën e Asamblesë Komunale në Deçan, është bërë promovimi i librit te Fetnete (Maxhun) Ramosaj, ,,Ushtria Çlirimtare e Kosovës në Zonën Operative të Dukagjinit”, (Dokumente e raportime të luftës 1998-1999) pikërisht në përvjetorin e 47-të te jetës së sajë. Në ketë promovim libri u tha se: Jemi këtu bashkë në një datë të shënuar të 12 Shtatorit 2019, ku po të ishte në mesin ton Fetnete (Maxhun) Ramosaj, do të festonte ditëlindjen e sajë, por ja se ajo iku në amshim më 5 Prill të po këtij viti. Ajo iku vetëm fizikisht sepse la pas vetes shumë vlera, shumë gjurmë që do ti shërbejnë gjeneratave në vazhdimësi. Fetnetja me punën dhe veprën e saj radhitet në mesin e femrave shqiptare, që kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm, për çlirimin e vendit, për emancipimin shpirtëror të shqiptarit e të shqiptares të kohës sonë, për studimet shkencore në zbardhjen e krimeve dhe të gjenocidit shekullor serb mbi shqiptarët dhe tema të shumta që ka trajtuar gjatë tërë jetës së saj të shkurtër, por të dinjitetshme. Ndërë shumë dëshmi dhe libra që la të shkruar ishte edhe libri Ushtria Çlirimtare e Kosovës në Zonën Operative të Dukagjinit (Dokumente e raportime të luftës 1998-1999), të cilën nuk arriti ta promovoi mbase sëmundja e goditi rënd dhe e mori pikërisht kur u deshtë më së shumti të jet në mesin tonë. Libri i Fetenete Ramosaj ‘’Ushtria Çlirimtare e Kosovës në Zonën Operative të Dukagjinit”, Dokumente e Raportime të Luftës 1998-1999, përmban dokumente e dëshmi të dorës së parë. Në këtë libër janë paraqitur informacione për betejat dhe luftimet që ndodhnin çdo ditë e nganjëherë zgjatnin me muaj të tërë pa ndërpre. Heroizmi i treguar në këto beteja të zhvilluara për jetë a vdekje për Fitore e liri nga djemtë dhe vajzat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Dukagjinit e në gjithë Kosovën, jehoi në mbarë botën duke u bërë impresionim për shumë bashkatdhetarë për të ju bashkuar radhëve të UÇK-së në frontin e luftës në Kosovë duke ardhur nga të gjitha trojet shqiptare dhe mërgata shqiptare nga mbarë bota. Informacionet ditore të cila janë paraqitur në ketë libër, kryesisht janë dhënë nëpërmjet lidhjeve telefonike sepse në këtë kohë mundësi tjera nuk kishte për agjencitë e ndryshme të lajmeve dhe mediave në kohë rekorde, nganjëherë edhe disa herë brenda ditës, duke qenë e vetmja dritare e komunikimit më botën, veçanërisht në paraverën e vitit 1999, kur gjatë gjithë kohës zhvilloheshin luftime të përgjakshme ndërmjet forcave pushtuese serbe dhe luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë trajtuar me precizitet dhe saktësi pa u shmangur nga origjinaliteti, janë ruajtur me kujdes dhe janë shkruar me pedanteri, duke u bërë dëshmi te fuqishme të realitetit të atyre ditëve tepër të vështira por të lavdishme dhe shumë krenare të popullit tonë. Përmes këtij libri më informata e raportime nga zonat e luftimeve, me komunikata, intervista, reportazhe, analiza etj, të pasqyruara edhe më faksimile dokumentash e fotografi të shumta, dokumentohet një pjesë e rëndësishme e luftës për liri. Në këtë libër tregohet e dokumentohet qartë se sa e vështirë ishte udha për të ardhur deri tek dita e Lirisë. Për librin kanë folur i pari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ku ndërë të tjera tha se: Jemi bërë bashkë sot për të promovuar një vepër unike, të një autoreje më Unike të Kohëve tona. Të gjithë ne e kemi një histori për ta treguar, një histori që e përjetuam por që kurrë se dokumentuam. Fetnetja është unike sepse këtë histori e dokumentoi për të gjithë ne. Qyteti ynë kjo pjesë e rëndësishme e shtetit të Kosovës është mburrë më personalitetet që i dha çështjes kombëtare. Fetnetja është unikë ndërë këto personalitete. Libri është një vepër unikate e kësaj natyre. Dokumentet, intervistat, raportimet nga zona e luftës, të paraqitura edhe në shtypin dhe mediat e kohës, e paraqesin madhështinë e luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ndërsa Kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradianj tha se: Si komb i Teutës, edhe në kohën e UÇK-së, vajza e gra u janë përgjigjur të gjitha detyrave të luftës. Se luftëtarët nuk vdesin asnjëherë e vërteton shembulli i Fetnete Ramosajt, e cila përmes veprave të saj, siguroi që koha mos ta ndalë kujtesën për luftën tonë të lavdishme. Ajo bëri luftë të dyfishtë, në front dhe si kroniste, për të dëshmuar për të drejtën tonë. E vërteta e dokumentuar, e përjetëson luftën çlirimtare dhe e mban të gjallë idealin e lirisë ndër breza. Për angazhimin e madh jetësor në luftën për çlirim dhe ruajtjen e vlerave më sublime të luftës përmes shkrimeve, pata nderin të ndajë Medaljen “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”, post mortum për Fetnete Ramosajn. Në këtë promovim libri, kanë folur edhe Gjenerali i Ushtrive Shqipate Kudusi Lame, bashkëveprimtari i Fetnetës Rasim Selmanaj, Prof.Doktor.Selim Daci si dhe recenzenti i librit njëhërit edhe bashkëpunëtor i Fetnetes Faton Mehmetaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …