leoni

Në Deçan është mbajt manifestimi Tradicional ,,Zëri i Vëllazërisë’’

Shoqata e Vëllazërisë Kosove-Malësi e Madhe “Martin Dreshaj”, në bashkëpunim me Shoqatën atdhetare “Dukagjini” nga Shkodra, kanë shfaqur një program të pasur kulturo –Artistik në Deçan. Manifestimi  Tradicionalë ,,Zëri i Vëllazërisë,, në bashkëpunim me Shoqatën atdhetare “Dukagjini”edhe këtë vit ka nisur rrugëtimin e tij nga qyteti në qytetet tjera duke organizuar program të pasur kulturo-artistik. Këtë vit kjo shoqatë të gjitha manifestimet do ti shënoi  për nderë të vitit të Gjergj-Kastiotit Skënderbeut. Aktor, valltar këngëtar, poet, njerëz të kulturës që përbëjnë shoqatën ,,Martin Dreshaj” në bashkëpunim me Shoqatën atdhetare “Dukagjini” nga Shkodra, janë pritur nga i pari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, më bashkëpunëtorë, ku bashkë kanë bërë homazhe dhe kanë vendosë kurora më lule në Kompleksin Memorial ,,Dëshmorët e Kombit’’ në Gllogjan. Më këtë rast i pari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ndër të tjera tha së ,,kur behën bashkë të gjitha trojet shqiptarë padyshim se sjellin edhe emocion të veçantë, vet prezenca juaj sot këtu më bën të ndihëm mirë. Më programin tuaj besoi që secili nga ne do të përjetoj emocion të veçantë. U jam shumë mirënjohës dhe shumë falënderues që më dhatë mundësinë që sot të ju drejtohem juve, e thellë brenda vetes po e ndjej që po i drejtohem tërë Atdheut. Këto aktivitete këtë vit bartin vulën e Gjergj Kastriotit në kuadër të shënimin të 550 vjetorit të  vdekjes së Kryeheroit tonë Kombëtarë’’ tha ndër të tjera kryetari Ramosaj. Më programin e tyre para artdashësve dhe publikut Deçanas u prezantuan SHKA ,,Liria” nga Malësia e Madhe, Shoqata  atdhetare, ,,Dukagjini” nga Shkodra ,Grupi  i folklorit  ,,Shpëtimi” nga Medvegja, këngëtari Ismet Dema  etj.

Kontrolloni gjithashtu

Themelohet Zyra për Ndihmë Juridike Falas në Komunën e Rahoveci

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, të premtën mori pjesë në tryezën për …