Në Deçan është organizuar Olimpiada e Matematikës 2021  në nivel Komunal

Në Deçan është organizuar Olimpiada e XIII e Matematikës 2021  në nivel Komunal. Në garë ishin të përzgjedhur nxënës nga klasat e 9-ta, 10-ta, 11-ta dhe 12-ta, te të gjitha shkollave të komunës së Deçanit. Gara u mbajt në ambientet e Shkollës së Mesme Profesionale “Tafil Kasumaj”, nën përkujdesjen e Profesorit Muharrem Kukalaj. Nga kjo garë janë dalë këta nxënës fitues, të cilët do të garojnë në garat Nacionale që mbahen me 27 shkurt 2021.

Nxënësit fitues janë:

Klasa IX

  1. Artina Dobraj – SHFMU “Lidhja e Prizrenit”

  2. Meneta Zenelaj – SHFMU “Bajram Curri”

Klasa X

  1. Albina Haklaj – Gjimnazi “Vëllezërit Frashëri”

  2. Loris Kuçi – Gjimnazi “Vëllezërit Frashëri”

Klasa XI

  1. Yllka Kukalaj – SHMT “Tafil Kasumaj”

  2. Agnesa Hulaj – Gjimnazi “Vëllezërit Frashëri”

  3. Artan Kuçi – SHMT “Tafil Kasumaj”

Klasa XII

  1. Enesa Bytyqi – SHMT “Tafil Kasumaj”

  2. Egzonit Demhasaj – SHMT “Tafil Kasumaj”

DKA, përkatësisht drejtori Bekim Vishaj, falënderon drejtorin e shkollës Zenel Kasumaj, për krijimin e kushteve komode për mbarëvajtjen e testit, profesorin Muharrem Kukalaj, për korrektësinë dhe angazhimin e vazhdueshëm për rezultate sa më të mira, gjithashtu gjithë stafin e shkollës dhe mësimdhënësit e matematikës nga shkollat e komunës së Deçanit. Drejtori Vishaj ju uroj nxënësve fitues suksese të mëtejme në garat nacionale dhe ndërkombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …