Në komunën e Deçanit, filloi nata e parë e Festivalit Gjithëkombëtar të Folklorit “Eshkë e Ndezur Mbi Shkëlzen”, kushtuar rapsodëve Dervish Shaqa e Demush Neziri. Falënderim i veçantë për të gjitha Shoqëritë Kulturore dhe Artistike nga të gjitha trojet shqiptare për atmosferën që krijuan dhe dhuruan për të pranishmit, njëkohësisht ju dëshirohet shumë suksese në Natën Finale të Festivalit.