Në Deçan filloi procesi i dëgjimeve Buxhetore me Pjesëmarrje

Komuna e Deçanit, përmes projektit “Kontrata Sociale” në bashkëpunim me USAID-in organizoi takimin e parë publik, Buxhetimi me Pjesëmarrje. Ky proces ka filluar të mbahet me banorët e fshatit Lloqan dhe Carrabreg i Epërm. 35,000.00 euro janë planifikuar për realizimin e një prej projekteve të propozuara nga banorët e këtyre dy lokaliteteve. Kryetari Ramosaj ka thënë se buxhetimi me pjesëmarrje është një formë më demokratike dhe proaktive e buxhetimit e cila siguron mundësinë që qytetarët të marrin rol aktiv dhe të përfshihen në vendimmarrjen komunale duke vendosur përmes votimit të tyre të drejtpërdrejtë për projektet e propozuara nga vetë ata. Këtë të premte, me datë 23 Gusht, është koha për hapin tjetër të rëndësishëm! Ju ftojmë të vini dhe të votoni për idenë që mendoni se është më e mira për komunitetin tuaj. Përzgjedhja juaj ka rëndësi dhe do të ndikojë drejtpërdrejtë në projektet që do të përfshihen në buxhetin për vitin 2025.

May be an image of 1 person, studying and clarinet

May be an image of 1 person, studying and text

Kontrolloni gjithashtu

PDK-ja dhe VV-ja e bojkotojnë seancën, dështon votimi i buxhetit të Komunës së Prishtinës

Kuvendi i Komunës së Prishtinës ka dështuar ta miratojë buxhetin për vitin 2025 në mungesë …