leoni

Në Deçan ka filluar shpërndarja e komposterëve të mbeturinave organike

Duke vazhduar bashkëpunimin mes komunës së Deçanit, GIZ it, GAC, sot së bashku me Ndërmarrjen Publike Lokale “Higjiena”, ka filluar shpërndarja e komposterëve të mbeturinave organike në disa shtëpi me kopsht të cilat krijojnë sasi të mbeturinave organike. Këto shtëpi u pajisen me nga një komposter, i cili do të shërbej për trajtimin e këtyre mbeturinave dhe shndërrimin e tyre në pleh organik – kompost. Komuna e Deçanit dhe kompania me këtë pilot projekt do të filloj në qendër të qytetit, duke synuar që në të ardhmen të përfshijë tërë territorin e komunës në këtë program. Zyrtarët komunal thanë se, do të jemi të përkushtuar çdo herë në mbrojtjen dhe ruajtjen e mjedisit për një Deçan sa më të pastër dhe ekologjik.

Mund të jetë një imazh i 2 persona, bazen uji dhe pemë

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Në 26-vjetorin e rënies heroike përkujtuam dëshmorët e kombit, Visar Hotin dhe Safet Latifin

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, në 26-vjetorin e rënies heroike, në vendin …