Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, përmes një postimi të tij në facebook ka thënë se: Kemi filluar vazhdimin e punimeve në “Rrugën e Qendrës” segmenti i dytë(nga qendra e qytetit deri te Ura e Demës). Sipas planit të pranuar nga Kompania Lika, komunikacioni do të devijohet për në rrugën “Elez Geci” e “Maxhun Berisha”.
Ju lus që të keni konsideratë dhe durim gjatë këtyre punimeve të kësaj rruge! Ka thënë kryetari Ramosaj.