Bazuar në vendimin e Kuvendit të Komunës së Deçanit të datës 28.10.2020, për shpalljen e diskutimit publik, Drejtoria për Shërbime Publike ne bashkëpunim më Kuvendin e Komunës së Deçanit, ka organizuar diskutim publik për tri dokumente të cilat janë votuar në parim nga asamblistët për te ju nënshtruar proceduarve të mëtutjeshme.
-
Projekt –Plani Lokal për Menaxhimin e Integruar të Mbeturinave për periudhën 2021-2025
-
Projekt-Plani për Deponinë e mbeturinave Inerte për Komunën e Deçanit dhe
-
Projekt-Plani për Qendrën e Grumbullimit dhe Magazinimit të Mbeturinave të Vëllimshme.