Në Deçan nxënësit dhe mësimdhënësit e SHFMU ,,Isa Boletini ’’ veshin pemët me xhaketa për njerëzit në nevojë

Të jesh human do të thotë shumë për dikë që ka shumë nevoja për ngrohtësinë tënde. Me idenë e profesoreshës  Fatbardha Lokaj-Tahirsylaj, me përkrahjen e drejtorit të Shkollës së Mesme të Ulët ,,Isa Boletini’’ në Isniq Shaban Mehmetaj dhe profesorëve Lirimi Kameraj e Bashkim Kameraj, nxënësit e kalesave të IX-ta  të kësaj shkolle zhvilluan një aktivitet bamirës për njerëzit më nevojë. Në parkun e qytetit në Deçan janë të vendosura pallto për mosha të ndryshme ku kanë të vendosur edhe mbishkrimin ,,Nëse ke nevojë, merre është falas’’. Për drejtorin e shkollës Shaban Mehmetaj, ky gjest i nxënësve të klasës së  IX-të  në bashkëpunim më mësimdhënësit është pritur mirë uron që nisma të tilla të ndjekin edhe të tjerët për të qen sa më afër atyre të cilët kanë nevojë. Edhe mësimdhënësit e kësaj shkollë u janë shumë falënderues nxënësve për bashkëpunimin.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …