Në Deçan Organizohet festivali i VII-të tradicional mbarëkombëtar i këngës rinore dhe për fëmijë “Ardhmëria” 2021

Shoqata për art dhe kulturë “Kult-Ks”, në bashkëpunim me Qendrën Kulturore për fëmijë dhe Bashkinë e Shkodrës, sjell festivalin e VII- të tradicional mbarëkombëtar të këngës rinore dhe për fëmijë “Ardhmëria” 2021 në Deçan” edicion special! Kështu për herë të parë vjen në Kosovë festivali më i njohur në trojet tona “Festivali mbarëkombëtar i Shkodrës- edicioni i 59- të! Festivali mbahet nën Patronatin e Komunës së Deçanit! Përmes artit nderojmë figurën e mjeshtrit të madh Kujtim Alija! Këngët më të spikatura të kompozitorëve dhe tekstshkruesve më të mirë shqiptar do të prezantohen në këtë eveniment të rëndësishëm kulturor. Ju ftojmë të bëheni pjesë e festivalit “Ardhmëria” që mbahet më 18 dhjetor, në orën 16:00 në Pallatin e Kulturës në Deçan! Ky eveniment do të transmetohet nga Radiotelevizioni i Kosovës dhe Televizioni shtetëror i Maqedonisë!

Hyrja për publikun është e lirë duke respektuar protokolet anti-Covid!

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu priti në takim Drejtorin e Caritas-it Zvicëran Gerhard Schaaumberger

Kryetari i Komunë së Ferizajt z. Agim Aliu ka pritur të premtën në zyrën e …