Në kuadër të projektit “Së bashku mundemi: Shpresë dhe Ndryshim”, Zyra për Barazi Gjinore dhe Rrjeti Qeliza organizuan një punëtori produktive me përfaqësues të anëtarëve të Mekanizmit Kundër Dhunës në Familje dhe akterë të tjerë relevantë në Komunën e Deçanit. Punëtoria u organizua edhe në koordinim me Menaxherin e Burimeve Njerëzore, z. Enver Cacaj.
Nën udhëheqjen e trajnerit Arbnor Pula, pjesëmarrësit diskutuan mbi funksionimin e Mekanizmit Koordinues Komunal, rishikuan Planin e Veprimit për vitin 2025 dhe identifikuan sfidat që duhen adresuar për të forcuar përpjekjet kundër dhunës në familje. Përmes një bashkëbisedimi të hapur dhe konstruktiv, u dhanë rekomandime të rëndësishme për përmirësimin e ndërhyrjeve në të ardhmen.
Ky aktivitet është pjesë e një nën-granti të Programit EU-CERV, mbështetur nga EWI – Ecumenical Women’s Initiative dhe realizuar nga Rrjeti Qeliza.
Falënderojmë z. Faik Jahmurataj, komandantin e Stacionit të Policisë në Deçan dhe të gjithë pjesëmarrësit e tjerë për angazhimin dhe kontributin e tyre për të ndërtuar një të ardhme më të sigurt dhe më të drejtë për të gjithë.