Nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj të mërkurën me datë 05.05.2021, për nder të Ditës së dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Deçan, organizohet Turniri Memorial-Tradicional në Futsall "LUAN HARADINAJ". Turniri fillon në ora 10:00, në palestrën e qytetit të Deçanit! Kurse finalja luhet në ora 16:00. Pjesëmarrja juaj nderon luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe gjithë Dëshmorët të Kombit. Lavdi Dëshmorëve të Kombit.