Nën organizimin e kryetarit të Komunës së Deçanit z.Bashkim Ramosaj, në sallën e Asamblesë Komunale në Deçan, me fillim në ora 10:00, është bërë promovimi i librit “KRIMET SERBE NË KOSOVË” nga autori Prof. Adem Lushaj, gjithnjë duke i respektuar masat AntiCovid. Ky libër dokumenton dhe pasqyron me saktësi, plaçkitjet, djegiet, përzënien nga shtëpitë,vrasjet dhe viktimat e luftës së fundit në Kosovë, konkretisht në qytetin e Deçanit. Në këtë promovim ishte i pranishëm edhe kryetari Ramosaj, i cili me një fjalë rasti e përgëzoi autorin e librit dhe bashkëpunëtorët e tij duke theksuar se do të jetë në mbështetje të vazhdueshëm për të gjithë studiuesit dhe ata të cilët kanë nevojë për ndihmën e tij.