Komuna e Deçanit, njoftojnë të gjithë qytetarët e sajë se: në bazë të planit vjetorë të Batalionit të Dytë të FSK-së më njësitin e sajë do të realizohet Ushtrimi Fushorë i koduar ,,Ujku Vigjilent 02’’. Ky ushtrim fushorë do të mbahet më dt. 19, 20 dhe 21 Qershor (e hënë , martë dhe mërkurë) 2017 në qytetin e Deçanit. Në këtë ushtrim fushorë do të marrin pjesë: Komuna e Deçanit, FSK-ja, Policia, Njësiti i Zjarrfikësve, Kryqi i Kuq dhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Deçan. Qëllimi i ushtrimit është profesionalizmi i FSK-së dhe agjensioneve tjera emergjente lokale në rast të fatkeqësive natyrore. Njoftohen qytetarët se gjatë këtyre tri ditëve do të ketë lëvizje të shtuara të FSK-së, Policisë, Njësitit të Zjarrfikësve dhe automjeteve tjera zyrtarë. Kjo bëhet në kuadër të Ushtrimit Fushorë dhe planeve operativë të parapara. Ushtrimi Fushorë mbahet në ish pronën e ndërmarrjes ,,Gjeravica ’’ e cila gjendët në rrugën e transitit Deçan-Llukë e Epërme dhe në qendër të Deçanit. Kërkohet nga qytetarët mirëkuptim sepse kohë pas kohe do të ketë edhe bllokim të rrugëve për qarkullim të automjeteve.