Në Deçan u hap fushata për ndërgjegjësimin e kancerit të gjirit

Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj ka marrë pjesë në hapjen e fushatës  për ndërgjegjësimin e kancerit të gjirit. Në një takim informues me gratë e Komunës së Deçanit ai vizitoj Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.

Ramosaj tha se kjo fushatë ka për qëllim ndërgjegjësimin e grave për parandalimin, trajtimin dhe kujdesin që duhet treguar për këtë sëmundje. Aktivitete të tjera sipas tij do të mbahen gjatë gjithë muajit tetor.

Inkurajoj të gjitha gratë që të bëjnë kontrolle të vazhdueshme pasi që zbulimi i hershëm është mbijetesë.

Sipas njoftimit të Komunës me 14 tetor në ora 11.00h në Sallën e Qendrës Rinore, Dr. Lulavere Selmanaj, Specialiste e Mjekësisë Familjare do të mbaj ligjeratë për muajin e ndërgjegjësimit të kancerit të gjirit, derisa me 23 dhe 24 tetor në Qendrën Kryesore të Mjeksësisë Familjare nga ora 10 deri në ora 16 do të kryhet falas tetsti i mamografisë për gratë nga Komuna e Deçanit. Gjithashtu gjatë gjithë muajit tetor gratë nga Komuna e Deçanit me udhëzim të QKMF-së do të kryejnë shërbimet e analizës së PAP testit falas në Laboratorin Aviçena që ndodhet përball QKMF-së në Deçan.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …