Në Deçan u mbajt debati Publik për Projekt – Buxhetin 2025/27 – Granti për Arsim

Në komunën e Deçanit u mbajt debati Publik për Projekt – Buxhetin 2025/27 – Granti për Arsim. Takimi u kryesua nga Kryesuesi, z.Hajdar Sutaj, te pranishëm ishin drejtoresha për Buxhet dhe Financa, znj. Dafina Cacaj, drejtori për Arsim, z. Besnik Hulaj, drejtorët e shkollave, zyrtar komunal. Drejtoresha Cacaj shpalosi para të pranishmëve se si është planifikuar të bëhet ndarja e buxhetit për sektorin e Arsimit, ajo dha sqarimet e nevojshme sa i përket kësaj çështje. Drejtorët e shkollave paraqiten kërkesat dhe nevojat e tyre për projekt buxhetin e vitit 2025/2027. Pati diskutime të vogla, pyetje dhe sugjerime nga Drejtorët e shkollave të cilëve ju përgjigjet drejtori Hulaj si dhe drejtoresha Cacaj, më shumë në vija të përgjithshme se çka nevojitet të punohet e të investohet më shumë në shkolla. Numri i pjesëmarrësve ishte i kënaqshëm.

May be an image of 11 people and people studying

Kontrolloni gjithashtu

Finalizohet draft-ligji për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

Kryetari i Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama ka njoftuar përmes faqes së tij në …