Në Deçan u mbajt Debati Publike për Planin e Integritetit 2023 -2027

Në Deçan u mbajt Debati Publike për Planin e Integritetit 2023 -2027, i cili plan është hartuar  në pajtim me nenin 25 Ligjit Nr.08/l-017 për Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit dhe në përputhje me “Metodologjinë e Planeve të Integritetit” komuna e ka hartuar Planin e Integritetit për periudhën 2024 -2027. Qëllimet e Planit të Integritetit janë:

      . Sistem efektiv i menaxhimit të integritetit në institucion;

  • Llogaridhënie publike dhe transparencë;

  • Rezistencë institucionale ndaj cenimeve të integritetit;

  • Planifikim i menaxhimit të rrezikut ndaj integritetit në institucion.

Plani rithekson përkushtimin e komunës për të shtuar dhe fuqizuar kontrollet ekzistuese operative në të gjitha aktivitetet brenda fushëveprimit të institucionit. Plani përshkruan masat e bazuara në rrezik për arritjen e objektivave të institucionit dhe forcimin e sundimit të ligjit, si dhe vlerat dhe standardet profesionale. Të pranishmit dhanë rekomandimet e tyre të cilat do të përfshihen në planin e përmendur.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …