Në Deçan u mbajt Debati Publike për Strategjinë për Banim Social 2023-2026

Në Deçan u mbajt Debati Publike për Strategjinë për Banim Social 2023-2026. Ky dokument është në harmoni me Ligji për Financimin e Programeve të Veçanta të Banimit, i cili paraqet një kornizë të avancuar për autoritete vendimmarrëse lokale për të ofruar banim të qëndrueshëm për popullatën në territorin e komunës. Komuna e Deçanit  me këtë dokument rregullon çështjen e banimit social për kategoritë që kanë nevojë. I pranishëm në këtë debat ishte edhe përfaqësuesi i OSBE-së, z.Fatmiq Kuqi i cili ishte i interesuar rreth programit për banimin social dhe planifikimet që janë pjesë e këtij dokumenti. Të pranishmit dhanë rekomandimet e tyre të cilat do të përfshihen në planin e përmendur.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …