Në Deçan u mbajt festa tradicionale “Dita e Gështenjës”, ngjarje kjo që lidh kulturën, gastronominë dhe trashëgiminë tonë të pasur, e njëherit promovohet më së miri gështenjën, si pasurinë e vendit tonë. Kësaj feste ia shtuan madhështinë piktorët më të mirë shqiptarë, të cilët shfaqën veprat e tyre në ekspozitën e hapur në objektin e Kolonisë së Artistëve. Kjo ngjarje po ashtu u pasurua nga panairi me produktet vendore, nga fermerët e komunës së deçanit, njerëzit më punëtorë të vendit.