Sot në Deçan u mbajt marshi në kuadër të fushatës “ 16 Ditë Aktivizëm për Eliminimin e Dhunës Ndaj Gruas“. Mekanizmi Kordinues Kundër Dhunës në Familje, vendosën mesazhe kundër dhunës “LËRENI GRUAN TË QETË”,
“DHUNA NUK FSHEHET BRENDA MUREVE“, “MOS HESHTNI, STOP DHUNËS “,
“PËR GRATË “, me qëllim të sensibilizimit të opinionit të gjerë për parandalim të dhunës ndaj gruas duke i bërë thirrje çdo qytetari që të raportoj dhunën, në mënyrë që të parandalohet krimi edhe më i rëndë – vrasja e gruas. Çdo vit përmes kësaj fushate bëhen thirrje për ndërgjegjësim për parandalim dhe eliminim të dhunës ndaj grave dhe vajzave.