Në Deçan u mbajt mbledhja e III-të e KPF-së

Në Deçan u mbajt mbledhja e III-të e Komitetit për Politikë dhe Finaca të cilën e udhëheqi Kryesuesi i Kuvendit komunal, z. Hajdar Sutaj. Të pranishëm ishin anëtarët e KPF- së, drejtori i Administratës, z. Jashar Dobraj, drejtoresha për Buxhet dhe Financa, znj. Dafina Cacaj dhe zyrtare tjerë.

Në këtë mbledhje u diskutua për këto pika:

1. Shyqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar.

2. Raporti i Komisionit për zgjedhjen e Këshillave të Fshatrave.

3. Kërkesë e Kryetarit të Komunës për ndarjen e mjeteve financiare për mbështetje të projektit ‘’Digjitalizimi i Memorialeve të Dëshmorëve në Gllogjan’’.

4. Të ndryshme.

Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar, mbledhja vazhdoj me pika tjera. Pikat kaluan për shqyrtim në seancën e rregullt të mbledhjes së Kuvendit të Komunës, e cila do të mbahet të premtën me 29.03.2024.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …