Në Deçan u mbajt mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal

Në Deçan u mbajt mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal, e XI-të për këtë vit.

Mbledhjen e udhëheqi kryesuesi, z. Hajdar Sutaj. Të pranishëm ishin Kryetari i Komunës, z. Bashkim Ramosaj anëtarët e Kuvendit, drejtorët e Drejtorive Komunale, zyrtarë komunal.

Në këtë mbledhje u diskutua për këto pika:

1. Shqyrtimi dhe miratimi transkriptit nga mbledhja e kaluar;

2. Shqyrtimi dhe miratimi i Draft-Strategjisë dhe Planit të veprimit për Mbrojtje nga Dhuna në Familje 2024-2027;

3. Shqyrtimi dhe miratimi i Listës së përgjithshme të pronave të paluajtshme të komunës dhe listës së veçantë të pronave të paluajtshme të Komunës që planifikohen për dhënie në shfrytëzim gjatë vitit 2025;

4. Shqyrtimi i raportit vjetor të Komitetit të Komuniteteve;

5. Shqyrtimi i raportit të përfomacës komunale;

6. Shqyrtimi i Draft-Statutit të QKMF-së

7. Shqyrtimi dhe miratimi i Planit Zhvillimor Komunal (PZHK) 2024-2032;

8. Shqyrtimi i kërkesës së komunitetit të fshatit Pobergjë për ndarjen e një hapësire për ndërtimin e objektit për nevoja të komunitetit të fshatit Pobrrgjë;

9. Të ndryshme.

Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar, mbledhja vazhdoj me pikat e tjera të rendit të ditës.

Në pyetjet e parashtruara, anëtarët e kuvendit morën përgjigje nga Kryetari i Komunës, z. Bashkim Ramosaj dhe ekzekutivi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi Në takimin e fundit për këtë vit me drejtorët e drejtorive komunale ka vlerësuar punën e përbashkët

Në takimin e fundit për këtë vit me drejtorët e drejtorive komunale, kryetari i komunës …