Nën kujdesin e Kryetarit të Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, u mbajt mbledhje komemorative për t’i dhënë lamtumirën e fundit por edhe për të kujtuar dhe nderuar jetën e avokatit, Haxhi Çekaj. Një profesionist i shquar i drejtësisë, një kryetar, punëtor i palodhshëm, shembull e frymëzim për të gjithë. Bacën Haxhë do e kujtojmë çdo herë për pozitivitetin e tij, profesionalizmin, një burrë që nuk i mungoj atdhedashuria, puna dhe përkushtimi për asnjë moment, përkundër sfidave në të cilat kaloj gjatë jetës. Shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen Çekaj, kolegët, miqtë dhe gjithë ata që e njohën! Ka thënë kryetari Ramosaj gjatë kësaj mbledhje.