Nën kujdesin e Kryetarit të Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, u mbajt mbledhje komemorative për t’i dhënë lamtumirën e fundit veteranit të arsimit, Miftar (Himë) Hakaj. Miftari ka punuar si mësimdhënës për shumë vite në Komunën e Deçanit dhe drejtor i shkollës fillore “Isa Boletini” në Isniq. Kryetari Ramosaj tha se, do të mbetet në kujtesën tonë si njeri që tërë jetën e tij ia kushtoj edukimit dhe arsimimit të brezave të tërë. Ngushëllimet më të sinqerta për familjen Hakaj, komunitetin e arsimit, miqtë dhe gjithë ata që e njohën!