Në Deçan u mbajt punëtoria me anëtarët e Mekanizmit Kundër Dhunës në Familje

U mbajt punëtoria me anëtarët e Mekanizmit Kundër Dhunës në Familje, po ashtu morën pjesë edhe përfaqësues nga Asambleja Komunale dhe zyrtarë komunal të Deçanit.

Prezantimin e draft dokumentit të Strategjisë Komunale për Mbrojtje nga Dhuna në Familje (2024-2027) dhe Plani i Veprimit për Mbrojtje nga Dhuna në familje (2024-2027) e bëri Koorinatorja e Mekanizmit Kundër Dhunës në Familje, Ajne Iberhysaj.

Pas prezantimit të draft dokumentit të pranishmit i dhanë sugjerimet dhe plotësimet për draft dokument, të cilat vërejtjet dhe ndryshimet do të jenë pjesë e këtij dokumentit. Dokumenti në fjalë do të jetë i publikuar në ueb faqen zyrtare të komunës dhe i njëjti do t’ju nënshtrohet procedurave për miratim në Asamblenë Komunale.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …