leoni

Në Deçan u mbajt Seancë Solemne me rastin e ditës së fillimit të Epopesë së UÇK-së

Në Kuvendin e Komunës së Deçanit, u mbajt Seancë Solemne me rastin e ditës së fillimit të Epopesë së UÇK-së, në përkujtim të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Komandantin Legjendar Adem Jasharit dhe rënies heroike të familjes Jashari. Për të nderuar këtë datë të lavdishme të historisë tonë të pranishëm ishin Kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, nënkryetari Sami Cacaj, Luan Haradinaj, djali i Gjeneralit Shkëlzen Haradinaj, përfaqësues të Shoqatave të dala nga lufta, përfaqësues të Policisë dhe FSK-së, përfaqësues të Bashkësisë Islame, anëtarët e Kuvendit, drejtorë të Drejtorive e qytetarë tjerë. Në fjalën e tij kryesuesi i Kuvendit Komunal Hajdar Sutaj falënderoi të pranishmit në këtë mbledhje Solemne dhe ngriti lart luftën dhe lavdinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e në veçanti figurën emblematike të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe sakrificën e familjes Jashari. Është ky 24 vjetor i fillimit të UÇK-së, që na kthen në kohë për të kujtuar këto data të rëndësishme që shkruan historinë e vendit tonë. Duke filluar nga 28 Nëntori i vitit 1997, duke vazhduar me rënien heroike të Luan Haradinaj, pastaj me luftën dhe qëndresën e datave 5, 6 dhe 7 Mars, në këtë qëndresë të familjes Jashari në Prekazin legjendar, familje e cila sakrifikoi jetën për t’i dhënë lavdi atdheut tonë. Komandanti legjendar Adem Jashari ra, për të mos u harruar kurrë. Ai është i gjallë dhe i tillë do të mbetet derisa të ekzistojë kombi ynë! Lavdia e Marsit të shqiptarëve do të vazhdojë me luftën frontale të UÇK-së me 24 Mars në Dukagjin, ku edhe familja emblematike e Dukagjinit, familja Haradinaj luftoi pa u ndalur në Gllogjanin e heronjve tonë. E falë luftës dhe qëndresës së këtyre heronjve e martirëve sot jemi shtet i pavarur e sovran. Kryetari Ramosaj në fjalën e tij theksoi që të rralla janë rastet kur një familje shuhet komplet, e pikërisht këto raste janë ato që e ngritin vlerën dhe lavdinë e Kombit tonë. E tillë është familja Jashari, e cila është dhe do të mbetet krenari e jona. Ky muaj Mars, ka lavdinë e njëjtë si Nëntori dhe Shkurti, sepse pikërisht ky muaj na kujton të mbetemi të bashkuar si popull dhe të kujtojmë që jemi një dhe që luftën për liri e kemi bërë bashkë si Drenicë e Dukagjin. Lavdi të përjetshme komandantit legjendar Adem Jashari me familje dhe gjithë luftës e të rënëve për Atdhe!

Mund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Kontrolloni gjithashtu

Dea Shabani shkruan historinë për notin ferizajas

Anëtarja e Klubit të Notit “FERIZAJ”, Dea Shabani ka shkruar historinë për notin ferizajas në …