leoni

Në Deçan u mbajt Tryezë Shkencore me temën: 20 vjetori i FGJK “Eshkë e ndezur mbi Shkelzen” 2004-2024

Në Deçan vlerësohet e nderohet viti jubilar i Festivalit Gjithëkombëtar i Folklorit “Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen”, që i kushtohet rapsodëve të mirënjohur, Dervish Shaqa dhe Demush Neziri. U paraqitën dhjetë kumtesa, nga studiues të letërsisë dhe historisë së shkrimeve, Faton Mehmetaj – shkrimtar, Dr. Shkodran Imeraj, Skënder Haklaj – koreograf, Nimon Muçaj – aktor dhe shkrimtar, Msc. Kreshnik Aliçkaj – kompozitor, Ermir Dizdari – Dirigjent, Prof. Dr. Haki Hysenaj, Prof. Shaqir Hasi, Msc. Islam Haxhiu dhe Dr. Bekim Vishaj. Shpreh mirënjohje të veçantë për të gjithë ata që për njëzetë vite me radhë u morën me organizimin e këtij festivali. Gjithashtu përgëzoj artistët që për vite me radhë ia kushtuan mundin dhe djersën prezantimit të vlerave tona kombëtare në aktivitete kulturore e artistike. I pranishëm ishte edhe kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, i cili tha me këtë rast: Organizimi i aktiviteteve, festivaleve, rivistave të folklorit në vise të ndryshme shqiptare, përbën element me rëndësi në kulturën tonë popullore. Bazuar në këto elemente të kulturës tonë kombëtare është detyrimi ynë moral e institucional të mbështesim ngjarje të këtilla, siç është festivali i folklorit “Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen”, që mbahet në qytetin e Deçanit që nga viti 2004. Falënderim të veçantë kam për studiuesit dhe njohësit e folklorit, të cilët i janë përgjigjur ftesës për të dhënë mendimin e tyre shkencor për këtë festival dhe në veçanti shpreh falënderim për organizatorin e kësaj tryeze shkencore, drejtorin e bordit të festivalit, z. Bekim Vishaj.

Mund të jetë një imazh i 7 persona dhe kostum

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …