NË DEÇAN U PËRKUJTUA PROF.DR.SYLË TAHIRSYLAJ

NË DEÇAN U PËRKUJTUA PROF.DR.SYLË TAHIRSYLAJ

Sot, në Deçan nën kujdesin e Lidhjes se Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, përkrahur edhe nga zyra e kryetarit të Deçanit, me rastin e shënimit të 1 mujorit të vdekjes, është përkujtuar ish profesori i Fakultetit të Bujqësisë në Universitetin e Prishtinës dhe një herit ish drejtori i Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, Prof.Dr.Sylë Tahirsylaj.
Në këtë ceremoni, përveç shumë qytetarëve, mori pjese edhe Familja Tahirsylaj, drejtuese të Lidhjes se Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, z.Bashkim Ramosaj kryetar i Komunës së Deçanit, z.Hajdar Sutaj kryesues i Kuvendit të Komunës së Deçanit, z.Lulzim Hetemi kryetar i Komunës së Leposaviqit, z.Anton Quni deputet i Kuvendit të Kosovës, z.Armend Mehaj ish ministër i Mbrojtjes, z.Naser Tolaj kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Deçan, eproret e lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Fadil Hadergjonaj, Ramush Ahmetaj, Faton Mehmetaj, Naser Shatri, një delegacion i Doganës së Kosovës i prire nga z.Musa Gashi.
Në fjalën qendrore të ceremonisë, kryetar i Lidhjes se Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, Prof.asoc.Dr.Shkodran Imeraj, duke vlerësuar lartë kontributin e Profesor Tahirsylajt, theksoj se: “z.Tahirsylaj, si një pedagog nga fusha e fizikës meteorologjike, ka dhënë një kontribut të çmuar edhe me studimet e tija, çka punimet e tija kanë relevance të lartë shkencore dhe sot shërbejnë si bazament i shkencëtareve të rinje”, duke shtuar se: “Ai edhe pse u nda nga jeta, sot e një muaj me parë, ai do të jetoj gjatë me ne, dhe në mesin tonë. Sepse zëri dhe emri i tij janë pjese përbërës e çdo familjes sonë, ngase në këto ditë të ngrohta mezi do prisnim që të dëgjonim zërin e tij për të na treguar për parashikimet e motit, dhe freskinë në këto ditë të vapës se madhe”, tha kryetar Imeraj.
Me një fjale rasti në këtë ceremoni u paraqit edhe kryetari i Komunës së Deçanit z.Bashkim Ramosaj, pastaj deputeti i Kuvendit të Kosovës z.Anton Quni, si dhe u lexua telegram i dërguar nga kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës z.Albin Kurti. Po ashtu, në emër të Familjes, para të pranishmeve foli e bija e Profesor Sylës, Donika.
Në fund, Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan si dhe Këshilli i fshatit Isniq, nderuan me nga një mirënjohje – pas vdekjes Prof.Dr.Sylë Tahirsylaj.
Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …