Në Deçan u zhvillua takim informues rreth mbajtjes së testeve ndërkombëtare ICILS dhe TIMSS

Në organizim të MASHTI-t dhe bashkërendim me DKA-në, përkatësisht koordinatorit komunal të komunës së Deçanit. Zeqë Malaj, u zhvillua takim informues rreth mbajtjes së testeve ndërkombëtare ICILS dhe TIMSS. Kësaj radhe janë përzgjedhur shkollat “Lidhja e Prizrenit”, “Sylë Alaj”, “Isa Boletini”, “Maxhun Çekaj” dhe “Dëshmorët e Vokshit”. Në takim ishin drejtorë të shkollave, koordinatorë të cilësisë dhe mësimdhënës të TIK-ut, të cilët janë të angazhuar në përgatitjen e nxënësve të klasave të IV-ta dhe VIII-ta, që do t’u nënshtrohen testeve. Testet do të mbahen në IAAP “Tafil Kasumaj”, me  ç’rast është falënderuar Profesoresha Fatime Kukalaj për angazhimin e saj rreth organizimit të klasave dhe pajisjeve teknologjike ku mbahen testet. Prezantimin e materialeve dhe njoftimin e pjesëmarrësve e bënë ekspertët nga MASHTI z. Afrim Rahmani dhe z. Driton Gashi. Urojmë që nxënësit si çdo herë do të tregojnë rezultate të mira!

May be an image of 4 people and office

Kontrolloni gjithashtu

Dea Shabani shkruan historinë për notin ferizajas

Anëtarja e Klubit të Notit “FERIZAJ”, Dea Shabani ka shkruar historinë për notin ferizajas në …