Nën organizimin e Shoqatës së Pedagogëve të Kulturës Fizike në Deçan, në bashkëpunim me Drejtorinë Komunale të Arsimit dhe përkrahur edhe nga kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, u zhvilluan garat sportive në Futsall, në kuadër të Shkollave Fillore të Mesme të Ulëta!
Vendin e parë e zuri Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Bajram Curri” Strellc i Eperm!
Vendin e dytë e zuri Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Faik Konica” Ratish! dhe
Vendin e tretë e zuri Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Lidhja e Prizrenit” Deçan!